Babai gjurmon celularin e të bijës 17-vjeçare, qëllon ndaj adoleshentit me të cilin e gjeti (fotot)

27/05/2022 18:27

Një baba ‘i tërbuar ‘nga Georgia në SHBA, gjurmoi vendndodhjen e të bijës me anë të celularit të saj dhe qëlloi me armë ndaj 17-vjeçarit me të cilin e gjeti, njoftonte policia vendase.

Autoritetet në Habersham reaguan ndaj të shtënave të dëgjuara pranë një kishe mesditën e djeshme. Kur mbërritën aty oficerët gjetën 36-vjecarin Dustin Vandegrift që tentoi të largohej nga vendngjarja me një makinë të bardhë Camaro. Policia tha se u siguruan që dy shkollat që gjendeshin atyre ishin të mbyllura dhe më pas gjetën viktimën, djalin 17-vjeçar që u dërgua në spital në gjendje të qëndrueshme.

Vandergrift tha në polici se kishte gjurmuar celularin e të bijës dhe kishte shkuar “për të kontrolluar”.

Kur ai kishte gjetur të bijën me djalin bashkëmoshatar ishte konfrontuar me ta dhe rrjedhimisht kishte qëlluar një herë me armë ndaj tij.

Vajza e Vandergrift tha se babai kishte ardhur dhe kishte sulmuar djalin me të cilin ajo ishte, para se ta qëllonte me armë, ndërsa shtonte se babai xheloz e kishte goditur edhe atë vetë.

Mbi burrin janë ngritur akuza sulmi të rëndë, armëmbajtje, dhunë në familje dhe dy akuza lëndimi e rrezikimi të sigurisë publike.

FOTO GALERI
1/4
Deklarata e sherifit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA