Gjykata e Posaçme shtyn vendimin për ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi.

Shkak i kësaj shtyrjeje u bënë konkluzionet përfundimtare të mbrojtjes. Gjykata vendosi që vendimi të jepet në datën 2 qershor ora 13:30.

Sipas pretencës së SPAK, Gëllçi duhet të dënohet  me dy vjet e gjashtë muaj  burgim  dhe që në aplikim të gjykimit të shkurtuar ky dënim të zbresë në  1 vit e tetë muaj burgim.

Ndërkohë  për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera u kërkua dënimi i  tre anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave Alban Malaveci, Julian Tapia  dhe Ervin Muraj  ku secili në aplikim të gjykimit të shkurtuar sipas SPAK duhet të vuajë nga një vit burgim.

Thoma Gëllçi u prangos me urdhër të prokurorisë së posaçme në tetor të vitit të kaluar si i dyshuar për tenderin e pajisjeve për kanalin RTSH Agro me vlerë 87 milionë lekë të reja.

I mbajtur gjatë 2018 ky tender u konstatua me shkelje duke nisur që nga shpallja e procedurës, mbas lidhjes së kontratës në dhjetor , u caktua si kusht afati 45 ditor, por sipas SPAK një javë pas përfundimit të këtij afati , ish drejtori i përgjithshëm firmosi shtesë kontrate.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA