Zgjedhja e presidentit/ Gjiknuri në Top Story: Prisja më shumë seriozitet nga opozita, emrat s’kanë përse të dalin në publik

26/05/2022 21:12

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socilaiste Damian Gjiknuri, i ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” ka theksuar se është i zhgënjyer nga menaxhimi i procesit të zgjedhjes së presidentit nga ana e opozitës.

Ai u shpreh se priste më shumë seriozitet nga opozita në këtë situatë dhe shtoi se Partia Demokratike nuk kishte pse ti bënte publike kandidaturat e propozuara.

“Raundi i tretë është ditën e hënë. Situata nuk është e mirë në PD, ne prisnim më shumë seriozitet në atë proces që të uleshine  të negocionin. Ata e kanë mundësinë të vijnë me disa kandidatura dhe s’kanë përse ti bëjnë publike. Nuk e kuptoj cfarë është kjo negociatë me kamera, duhet transparenca por jo kështu. Aftësia e lidershipit duket se si i merr vendimet jashtë kamerave.

Për emrat nuk dilet në publik në fillim, unifikohet qëndrimi për 2-3 emra dhe negociohet pa i nxjerë në publik. Nuk mund të thuash që unë kam disa emra dhe ti mi prano. Është çështje e një konsenusi të gjerë të një force jo të një individi. Alibeaj ka një keqmenaxhim të grupit të tij.”- tha Gjiknuri.

Top Channel