Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj i ftuar në emisionin Top Story në Top Channel tha se nuk ka ekzistuar kurrë një marrëveshje politike mes maxhorancës dhe opozitës për zgjedhjen e presidentit.

Ai u shpreh se maxhoranca po bën një show politik gjatë këtij procesi duke mos marrë asgjë seriozisht.

“Është në sytë e të gjithë opinionit publik se gjendja në PD nuk është e lehtë, jam shprehur që ishte e panevojshme që të kumbisnim kohë për kritere, kur s’na i kishte kërkuar njeri kriteret. Ka shumë të pakënaqur nga kjo qeveri, për banalitetin që është krijuar nga kjo qeveri. Shqiptarët zbuluan që maxhoranca është e gënjeshtërt, nuk e kishte seriozisht të bashkëpunonte me opozitën, thjesht bëri show. PD i është rënduar situata përballë shqiptarëve se iu dha mundësia. Mundësia për të propozuar s’është asgjë. Sa herë është shfrytëzuar e drejta kushtetuese nga opozita? Nuk është hedhur kurrë një pakt politik mes palëve. Kanë parë që nuk ka vokacion për këtë çështje, asnjë opozitë se ka bërë sepse e di që s’e merr”, tha Gjekmarkaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA