Enkelejd Alibeaj këmbëngul se mazhoranca ka shkelur marrëveshjen për të cilën u ra dakord në fillim, për mënyrën si do të bëhet procesi i zgjedhjes së Presidentit.

Megjithatë, në deklaratën e dhënë për mediet pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, Alibeaj shprehet se nuk do që të bojkotojë procesin, pasi siç thotë taktika e bojkoteve nuk funksionon.

Në këtë proces, opozita do të marrë pjesë që të jetë proces gjithëpërfshirës, të jetë një proces serioz, me kontributet të të gjitha palëve. Është detyrim i opozitës që në këtë proces kaq të rëndësishëm të mos shmangej.

Është detyrim ynë për të marrë pjesë në proces. Marrim pjesë me dëshirën që të zhbëjmë kulturën e vogël të bojkotit që nuk ecën. Të krijojmë një kulturë të re të përballjes me sfidat. Jemi vetëofruar me një dokument, me ca rregulla të thjeshta që u pranuan nga pala tjetër. Ca procese të rëndësishme duhet të zhvillohen në sy të shqiptarëve.

Sipas Aliebajt, kur propozimet e PD-së u bënë publikë në medie, kryeministri Edi Rama u tërhoq, pasi nuk ishte dakord që ndonjë nga nga këta emra të jetë kreu i shtetit në pesë vitet e ardhshme:

Rama u tërhoq sapo u bënë publikë emrat. Ne e bëmë punën tonë. E kryem detyrimin tonë moral, njerëzor. Presidenti i Republikës, nesër e ka të nevojshme të ketë legjitimitet të plotë. Pala tjetër u tërhoq. Meqë kjo dakordësi bie, çfarë të bëjmë ne. Edhe në 12 të natës po ndërroi mendja, jemi gati të mblidhemi”.

Një ditë më parë, pas dështimit të raundit të dytë të procesit për zgjedhjen e Presidentit, Taulant Balla njoftoi datën 30 maj për raundin e tretë. Alibeaj nuk u përgjigj nëse do të jetë i pranishëm në takim.

Kjo është për t’u vendosur”, tha deputeti demokrat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA