Turistët humbin pas malit të Karaburunit
26/05/2022 23:30
Një ose disa turistë kanë humbur në zonën e Llogorasë.
Nuk dihet sa janë, një apo më shumë turistë francezë të cilët kanë kërkuar ndihmë pasi kanë humbur rrugën dhe nuk e dinë ku ndodhen.
Policia e Orikumit së bashku me administratën e zonave të mbrojtura janë nisur për gjetjen e tyre.
Sipas policisë ata janë kanë shkuar nga Parku i Llogorasë, janë ngjitur nëpër pyje dhe më pas kanë zbritur poshtë nga zona jugore e gadishullit. Nuk dihet ku janë, por sipas informacioneve mendohet se ata ndodhen pranë gjirit të Shën Andenës pas malit të Karaburunit.
Policiq është në kërkim të tyre në këtë orë të vonë, ndërsa errësira vështirëson gjetjen e tyre.
Top Channel