Nxënësit dhe familjet e tyre në “Uvalde’s Robb Elementary” duhet të kishin festuar sot ditën e fundit të shkollës.
Ata do të kapitullonin një vit të gjatë shkollor, por sot po mbajnë zi për vdekjen e 19 fëmijëve dhe dy mësuesve, të cilët u qëlluan për vdekje me armë zjarri nga 18-vjeçar.
Në këtë ngjarje kanë mbetur të shtruar në spital ehe 17 persona, për shkak të plagëve të marra.
Sipas CNN, prindërit e disa prej viktimave thanë se i kanë parë fëmijët e tyre disa orë para të shtënave në shkollën fillore ditën e martë.
Ata kanë treguar planet që fëmijët e tyre kishin, para se gjithçka të ndërpritej në mes për shkak të sulmit tragjik.
Tashmë familjet e tyre kanë filluar të planifikojnë ceremonitë mortore, ndërsa hetimi rreth shkaqeve të ngjarjes vijon.
Top Channel