Uji në Shqipëri, sipas autoriteteve është i trajtuar me klor dhe antibakterialë të tjerë dhe është i sigurt për t’u pirë.
Në depot e grumbullimit të ujit që furnizojnë rrjetin e tubacioneve drejt çdo banese prania e mikrobeve rritet.
Për rrjedhojë, autoritet përkatëse kujdesen që të rrisin sasinë e klorit në mënyrë që të dezinfektojnë ujin që rrjedh në rubinetin e çdo familjeje.
Por nga ana tjetër, AgroWeb sjell në vëmendje se klori është një substancë kimike tepër e dëmshme, dhe sado e vogël të jetë sasia e përdorur për dezinfektimin e ujit sërish efektet që sjell ai për organizmin nëse konsumohet janë të dëmshme.
Ai përdoret për të eliminuar patogjenët e rrezikshëm, duke u munduar që uji të jetë më i sigurt për t’u përdorur. Këtu qëndron dhe problemi.
Klori kur pihet bashkë me ujin e çezmës por edhe kur përthithet nga perimet apo frutat të cilat i lajmë me të, kthehet në një rrezik për shëndetin e organizmit tonë.
Disa të dhëna ku AgroWeb.org bazohet, raportojnë se klori lidhet me:
Rritjen problemeve me frymëmarrjen si astma dhe alergjitë
Dëmton mukozën e aparatit të frymëmarrjes
Vret bakteret e mira të florës së aparatit tretës
Nëse është me përqendrim të lartë, mund të shkaktojë formimin e xhepave të ujit në mushkëri
Acidet që krijohen kur klori dhe uji kur ata kombinohen, dëmtojnë qelizat e organizmit tonë duke shkaktuar dhe shumë sëmundje të rënda.
Nëse konsumoni ujin e çezmës për ta pirë, ju këshillojmë që në gotë të shtoni disa feta apo pika limoni.
Studimet tregojnë se vitamina C që gjendet në këtë frut shërben si katalizator në eliminimin e molekulave të klorit.
Kjo cilësohet si zgjidhja më e efektshme në minimizimin e efekteve të pranisë së klorit në ujë. Por një tjetër shqetësim janë ushqimet.
Të dhëna të ndryshme të cilave u referohet AgroWeb.org tregojnë se vetëm 60 sekonda të zhytura në ujë me përqindje klori, frutat dhe perimet e përthithin të gjithë këtë substancë.
Më pas kur ato përdoren në gatime, klori i zbeh vlerat e tyre, dhe në vend që të konsumojmë perime dhe fruta plot veti për shëndetin e organizmit tonë, ne e dëmtojmë atë.
AgroWeb.org ju këshillon që nëse uji i çezmës suaj ka një aromë klorine, si ajo e pishinave, mos i lani perimet dhe frutat direkt nga çezma.
Në një tas hidhni lëngun e një limoni ose dy limona të prerë në feta. Kështu perimet dhe frutat tuaja ruajnë vlerat e tyre dhe janë të shëndetshme./AgroWeb
Top Channel