Të martën e kësaj jave Teksasi u përfshi nga një sulm tragjik në një shkollë fillore ku humbën jetën 19 fëmijë dhe dy mësues. Një i ri i armatosur goditi pa ndalim në një klasë duke lënë një bilanc tragjik vdekjes.
Kjo nuk është hera e parë që ndodhin këto sulme në SHBA, pasi që nga viti 2008 ka pasur sulme të vazhdueshme nëpër shkolla.
Sipas CNN, 5 prej tyre konsiderohen si më tragjiket, të cilat i kanë marrë jetën 175 fëmijëve dhe të rriturve.
Këto të shtën vdekjeprurëse kanë ndodhur në Njuton, Konektikat ; Parkland, Florida ; Santa Fe, Teksas ; Oksford, Miçigan dhe të shtënat masive të së martës në Uvalde, Teksas.
Sulmet me armë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka ndodhur për shkak se shumë amerikanë kanë të drejtën për të mbajtur armë, të sanksionuar në Kushtetutën e SHBA, si e shenjtë. Por dekadat e fundit kjo e drejtë po kërcënon një tjetër, e cila është e drejta për jetë.
Marrëdhënia e Amerikës me zotërimin e armëve konsiderohet unike në botë, por po shkakton pasoja të tjera katastrofike në njerëz.
Ngjarja më e fundit ka mbledhur Senatin, ndërsa Chuck Schumer tha se do të votojnë rreth legjislacionit për sigurinë e armëve.
Schumer u shpreh se ai është i gatshëm të japë pak kohë dhe hapësirë që përpjekjet të arrijnë një kompromis dypartiak mbi legjislacionin e armëve, megjithëse pranoi se do të duhet kohë.
“Sot Senati do të ketë një shans për të vepruar për një çështje të dëmshme, që kohët e fundit është bërë një komponent gjithnjë e më i përhapur në epideminë e dhunës me armë në Amerikë”, tha ai.
Schumer pranoi se republikanët mund të bllokojnë avancimin e projektligjit, ndërsa thekson se është i gatshëm të lejojë një lidhje me përpjekjet dypartiake për të arritur një kompromis mbi kontrollin e armëve.
Top Channel