“Propozimet në ajër nuk kanë efekt”! Balla: Presim opozitën deri të dielën, Shqipëria meriton President mbi palët

26/05/2022 14:34

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ftoi këtë të enjte sërish mazhorancën të marrë pjesë në procesin për zgjedhjen e Presidentit, duke propozuar emra.

“Mendoj që të gjitha palët duhet ta shohin me përgjegjësi këtë proces. Ne e kemi bërë reale në dëshirën tonë për të dëgjuar emra nga opozita. Nuk kemi marrë asnjë shkresë, me emra, do të presim deri të dielën. Deri në orën 16:00 ne nuk do të ketë një propozim nga Grupi Parlamentar i PS-së”.

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, tha më herët se Partia Socialiste u tërhoq nga marrëveshja sapo u bënë publik emrat e propozuar nga PD. Në lidhje me këtë deklaratë, Balla tha se “që në fillim e kemi bërë të qartë që nuk pranojmë një listë të mbyllur me katër emra, siç do Alibeaj”.

Ai variant nuk vlen për Presidentin e Republikës. E kemi thënë që një listë e mbyllur prej katër kandidaturash të jetë imponim, nuk do ta lejojmë. Rama ka qenë shumë i drejtpërdrejtë që ne përjashtojmë një President nga salla e parlamentit, nga politika e ditës”.

Kështu, raundi i tretë në procesit për zgjedhjet e Presidentit është sërish në dorën e opozitës, që nëse nuk dorëzon propozime, do t’i hapë rrugë më pas mazhorancës për ta zgjedhur vetë Presidentit në raundin e katërt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA