Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj i ftuar në emisionin Top Story në Top Channel tha se po shkohet drejt një zgjedhujeje të njëanshme nga maxhoranca për zgjedhjen e presidentit.

Ai ironizoi situatën duke thënë se do të vendoset një kukull më shumë në institucionet shtetërore në vend.

“Me gjasë po shkohet drejt zgjedhjes së njëanshme, do kemi një kukull më shumë në krye të vendit. Sot më shumë se kurrë vendi do të kishte nevojë për një karakter të forte në krye të shtetit. Duhet një president i fortë. Në këtë kontekst s’duhet thjesht të jetë një person i opozitës, por me profil të lartë politik, edhe pse s’ka kompetenca, mund t’i bënte një kompetencë morale. Por do të vijë një profil i  ulët siç e parashikoi Damiani”, tha Gjekmarkaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA