Emri i presidentit do të nxirret pasi të konsumohet raundi i tretë, kështu ka konfirmuar mbrëmjen e sotme në Top Story Damian Gjiknri, i cili tha se president i ardhshëm do të jetë shumë më i mirë se Meta e se paraardhësit e tij.
Ervin Koçi : Ngjarjet tregojnë se nëse maxhoranca do të donte në president konsensual do të kishte bërë një tolerimi më shumë duke parë situatën e Partisë Demokratike. Ajo çfarë më bën përshtypje mua dhe që dua të pyes Gjiknurin a ka një emër ky person për të cilin keni vënë se ka shumë cilësi. Ju përfshitë opinionin publik por nuk testuar një emër.
Gjiknuri: Kur themi presidenti Meta është kundër sjelljes së një presidenti që duam. Synimi është i qartë ç’politizimi i zyrës së presidentit të republikës. Patjetër ka emër dhe PS-ja do të nxjerrë emër nëse do të konsumohet edhe raundi i tretë.
Mendoj se do të ketë një propozim konkret me 20 firma sepse nuk jemi aty për të nxjerrë emra si PD, do të jetë një president shumë më i mirë nga çka qenë më parë. Pra ne do të nxjerrim një emër dhe do të paraqesim 20 firmat për këtë emër.
Ata do të refuzojmë këdo që të vemë se do thonë e ka blerë Rama, megjithatë këtë e ka zgjidhur kushtetuta. Të imponosh konsensus do të ishte destabilitet për vendin. Kosova ka maturi për të pranuar rezultatin por jo në administrimin e zgjedhjeve.
Edhe me atë ekstremitet që prodhoi Meta nuk bëri asgjë vetëm sa ndoti zyrën e presidentit. Ne zgjodhëm Metën dhe sjellja e tij aktive dëmtoi zyrën e presidencës prandaj duhet dikush tjetër në atë zyrë.
Koci: Dy muaj qeveria zhvilloi konsultimin publik, a nuk do të ishte mirë që ju ata bënit publik më heret që të pyesni opinionin publik.
Gjiknuri: Kështu do të ishte një president i zgjedhur nga populli. Çdo vend ka karakteristikat e tij, këtu po hapim një debat principal. Ne patjetër që jkemi emra por nuk bëhen publik se po dolëm me emra dekurajoj dialogun mes opozitës dhe maxhorancës.
Top Channel