Krahu i Enkelejd Alibeaj vijon të jetë konfuz për procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri. Kanë vendosur të mos dërgojnë asnjë emër për raundin e tretë edhe pse emrat i kanë. Vetëpërjashtohen nga negociatat, por për momentin bojkotin e përjashtojnë si opsion.
“Dokumenti qëndron deri ne momentin e fundit ligjor deri ne 12 natës nese i ndryshon mendja.:- tha Alibeaj.
Por, gjasat që socialistët të ndryshojnë mendje janë zero. E sigurtë është që Qershor të majtët do i japin vendit një President me firmat e tyre.
” Te vazhdosh të te fshihesh pas një cope letre që ti mendon o pranon o rrezohet është rrezuar ai propozim ne tërësi. Ne do i qëndrojmë marrëveshjes nuk do propozojmë emër deri të dielën në orën 16 meshpresën se pd do e ushtrojë këtë të drejtë. PS jo vetëm që ka numrat në kuptimin që 74 ka grupi parlamentar i PS pastaj me radhë dhe grupet e tjera”- tha Balla
Por, pa mbyllur mire kapitullin e Presidetit, demokratët e drejtuar nga Alibeaj hapën një kapitull të ri negociatash me mazhorancëen për dy reformat e mbetur pezull, atë zgjedhore dhe territoriale pasi sot vendosen te dërgojnë anëtarët e tyre në dy komisionet e ngritura që ne shkurt. Jashtë negociatave mbeti serish Sali Berisha, i cili të shtunën pret te zgjedhe pasuesin e Alibeaj.
“Përveç autoritetit që i jep Edi Rama. Alibeaj nuk ka asnjë autoritet dhe tagër nga Partia Demokratike e Shqipërisë.“- tha Berisha.
Top Channel