Plagoset me armë zjarri në këmbë 11-vjeçari në Pukë
26/05/2022 16:38
Një 11- vjeçar është plagosur në këmbë me armë zjarri në Pukë.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Gjegjan. Nga informacionet paraprake mësohet se 11-vjeçari është plagosur aksidentalisht. Ai është jashtë rrezikut për jetën dhe po transportohet për në spitalin e Pukës.
Top Channel