Emri i presidentit të ardhshëm të Republikës së Shqipërisë pritet të bëhet publik së shpejti ndërsa panelistët e “Top Story” kanë shprehur pritshmëritë e tyre rreth këtij procesi.
Gazetari i “Top Channel” Muhamed Veliu, u shpreh se emri ekziston e ndodhet në kokën e kryeministrit dhe në fillim të javës së parë të qershorit do të jetë publik.
Gazetari Ervin Koçi tha nga ana tjetër se ka pritshmëri që i zgjedhuri për president do të vijë nga radhët e drejtësisë, ndërsa Gjiknuri përdori ironinë e tij duke thënë se president i ardhshëm do të jetë i ngjashëm me fluturat që Rama ka pikturuar në zyrën e tij.
Vetë moderatori Sokol Balla analizoi se Rama do të zgjidhte një person në mënyrë që të sfidojë maksimalisht deputetët e partisë së tij dhe të provokojë opozitën në ekstrem. Gjiknuri u shpreh se çdo emër i propozuar nga Kryeministri do të votohet dhe brenda raundit të katërt do të zgjidhet.
Muhamed Veliu: Deri në fillim të javës së parë të qershorit mund të kemi zgjedhjen e presidentit. Megjithëse ndërkombëtarët nuk janë të përfshirë po e ndjekin me vëmendje dhe duan një femër. Emri ekziston dhe ndodhet në kokën e kryeministrit Rama dhe do të hidhet në tavolinë javën e ardhshme.
Ervin Koçi: Besoj se do të jetë një person që do të vijë nga drejtësia.
Agron Gjekmarkaj: Unë besoj shumë që do të jetë një njeri që del nga dora e kryeministrit i ngjashëm me fluturat që ka pikturuar në zyrën e tij.
Sokol Balla: Duke u nisur nga situata politike optimal që ka maxhoranca që nuk ka asnjë lloj presioni, në këto kushte unë mendoj duke e njohur Ramën politikisht që në këto kushte të sfidojë maksimalisht deputetët e partisë dhe të provokojë opozitën në ekstrem.
Damian Gjiknuri: Mos prisni të flas për emra. Kryeministri do të marrë propozimin në një figurë brenda cilësive që kemi dhënë deri më tani. Çdo emër që do të vijë do të votohet dhe brenda raundit të katërt do të zgjidhet.
Top Channel