Ministri i jashtëm turk viziton xhaminë e Jeruzalemit, Izraelin, në përpjekje të riparimit të lidhjeve (fotot)

26/05/2022 18:20

Ministri i jashtëm turk Mevlut Cavusoglu ishte dje për vizitë në xhaminë Al-Aksa në Jeruzalemin lindor, vendi i tretë më i shenjtë i fesë islame.

Vizita e tij vjen në kuadër të përpjekjeve të Turqisë për riparimin e lidhjeve me Izraelin, pas prishjes mes tyre qe prej operacionit ushtarak izraelit në Gaza në 2008.

Afrimi i lidhjeve Turqi-Izrael pritet të jetë një avantazh dhe për palestinezët tha ministri, në udhëtimin e tij të parë në shtetin hebre pas 15 vjetësh.

Ai u takua me homologun izraelit Yair Lapid me te cilin ranë dakord për afrimin e lidhjeve ekonomike megjithë disa vite konfliktesh.

“Edhe në kohë tensionesh politike, bashkëpunimi ekonomik mes vendeve tona ka qenë në rritje”, tha Lapid.

Cavusoglu tha se Turqia është një partner kryesor tregtar për Izraelin dhe destinacion kryesor për turistët izraelitë.

“Ne besojmë se normalizimi i lidhjeve tona do të ndihmojë dhe në zgjidhjen paqësore të konfliktit,” tha diplomati turk.

FOTO GALERI
1/3
Afrimi i lidhjeve Turqi-Izrael pritet të jetë një avantazh dhe për palestinezët tha ministri, në udhëtimin e tij të parë në shtetin hebre pas 15 vjetësh.

Top Channel