Macron dhe homologu turk Erdogan në telefonatë, diskutojnë për aplikimet e Finlandës dhe Suedisë në NATO

26/05/2022 17:09

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe homologu turk Rexhep Tajip Erdogan me anë të një bisede telefonike mes tyre diskutuan kërkesat e Finlandës dhe Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO.

Macron i theksoi Erdoganit rëndësinë e respektimit të zgjedhjes sovrane të këtyre dy vendeve, për të cilën ai tha se ishte rezultat i një procesi demokratik dhe një reagim ndaj evolucionit të mjedisit të tyre të sigurisë.

Erdogan ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj bashkimit të Finlandës dhe Suedisë në aleancën ushtarake, duke pretenduar se strehimi i supozuar i “organizatave terroriste” kurde duhet t’i ndalojë hyrjen e tyre.

Presidenti turk i tha Macronit se “kontaktet e Suedisë dhe Finlandës me individë dhe të ashtuquajtura organizata nën kontrollin e organizatës terroriste PKK/YPG nuk do të ishin në përputhje me frymën e aleancës nën NATO”, sipas Drejtorisë Turke të Komunikimeve.

Të dy udhëheqësit trajtuan gjithashtu krizën e sigurisë ushqimore, duke u fokusuar veçanërisht në nevojëen urgjente për të mundësuar eksportin e grurit ukrainas,.

“Ata diskutuan mënyrat e ndryshme të mundshme për të transportuar të korrat nga Ukraina, të identifikuara në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara dhe ranë dakord të qëndrojnë në kontakt për të gjetur një zgjidhje shpejt”, tha Élysée.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA