Mund të tingëllojë e çuditshme por shijimi i një ushqimi është tërësisht në ‘duart’ e stomakut.

Mënyra se si stomaku përballet me një ushqim të caktuar ndikon shumë në preferencën ushqimore në të ardhmen. Sistemi tretës është tejet delikat e duhet trajtuar mirë.

Në këtë artikull të AgroWeb do të mësoni për listën e ushqimeve që janë të buta e miqësore me sistemin tretës.

Kosi i bërë me qumësht arrorësh:

Shumë njerëz janë të ndjeshëm nga produkteve të bulmetit. Në vend të tyre mund të konsumoni kos të bërë nga qumështi i bajames, arrës së kokosit apo shqemes. Kosi me fruta mund të ketë më shumë fibër që për njerëzit me stomak të brishtë, është disi problematike.

Banania:

Banania përmban kalium, një mineral që del me forcë nga organizmi në rastet e diarresë apo të vjellave. Bananet e sapo pjekura janë shumë të mira për stomakun. Ato që kanë njolla në lëkurë kanë më shumë sheqer dhe deri në 3 gramë fibër.

Pureja e mollës:

Pureja e mollës të cilën mund ta bëni vetë në shtëpi është një ushqim i butë dhe delikat. Kjo pure mund të përgatitet duke zier mollë pa lëkurë për rreth 20 minuta dhe më pas shtypjen e tulit me pirun.

Patatet:

Patatet e ziera pa lëkurë janë një ushqim i mirë për bakteret e stomakut. Ato kanë karbohidrate të thjeshta dhe treten lehtë.

Supa me perime:

Kjo supë e ngrohtë furnizon organizmin me elektrolitet e humbura si pasojë e diarresë apo të vjellave. Lëngu i mishit apo kockave është shumë i mirë për rastet e urthit, të përzierat, ulçerën dhe të vjellat.

Frutat dhe perimet me pak fibër:

Shalqiri, pjepri, nektarinat, pjeshkat, kumbullat, kungujt, kastraveci pa fara ose lëkurë, avokado, spinaqi, karrotat, panxhari, kungulli, shpargu dhe patëllxhani janë disa prej ushqimeve që janë të mira për stomakun.

Ushqimet e fermentuara:

Turshitë janë të pasura me probiotikë dhe ndihmojnë tretjen. Prishja e ekuilibrave mes baktereve të mira dhe të këqija mund të shkaktojë probleme dhe probiotikët rikthejnë këto ekuilibra. Njerëzit që kanë probleme me stomakun duhet të shmangin ushqimet me shumë fibër, yndyrë dhe sheqer./AgroWeb

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA