Autobusi që transportonte studentë gjermanë përplaset me një furgon në Hollandë, 20 të plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë
29 vjeçarja britanike Stacey Tierney punonte si kërcimtare ekzotike në klubin e striptizës ‘Dreams Gentlemen’s Club’ në Melbourne para se të vdiste në fund të vitit 2016 nga një përzierje drogash si ekstazi, kokainë e heroinë, që po i konsumonte në një ambjent privat të klubit.
Por pronari i klubit ku humbi jetën “kërcimtarja ekzotike” mbronte praktikat e biznesit të tij me qëllim ruajtjen e liçencës së pijeve alkoolike.
Në hetimin e komisionit australian të Kontrollit të Kazinove dhe Bixhozit u tha se ambjenti kishte një kulturë të konsumit të pijeve e drogave nga stafi në ditët e pushimit.
“Ne nuk kishim rregulla për ndalimin e stafit ose drejtuesve për të ardhur në klub në ditët e tyre të pushimit”, tha pronari Salvatore Aparo duke shtuar se ai lejonte vartësit e tij të menaxhonin biznesin teksa ai kujdesej për impenjime të tjera.
Por udhëtarja britnaike Tierney, ishte gjetur në dhomën private 30 orë pasi kishte humbur ndjenjat derisa u mor nga punonjësit e ambulancës.
Dhoma ku ajo humbi jetën ishte e vetmja që nuk monitorohej nga kamerat e sigurisë dhe policia tha se skena e vdekjes ishte pastruar para se ata të mbërrinin.
Aparo tha në komision se plotësonte të gjithë kushtet për mbajtjen e licencës së tij për pijet alkoolike dhe se ishte i shkëputur nga drejtimi i barit pasi lejonte të tjerë ta menaxhonin atë.
Ai tha se vizitonte klubin vetëm disa herë në javë pasi drejtonte dhe një biznes ndërtimi, dhe çeshtja e vdekjes së kërcimtares kishte dëmtuar reputacionin e tij.
Ai tha se pranonte një pjesë të përgjegjësisë për politikat e lira të kalimit të kohës së lirë të stafit, por jo më shumë shkruan e përditshmja vendase Herald Sun.
Kur u pyet për dhomën ku zonjusha Tierney u gjet e vdekur, Aparo tha se ishte dhoma e tij private dhe se në atë kohë menaxhohej nga drejtuesit e klubit.
Ai shtonte se tashmë klubi menaxhohet më mirë pas instalimit të sistemeve të reja.
Në një hetim të mbajtur në Stockport të Britanisë në 2018 për çështjen, familjarët e zonjushës Tierney akuzonin se të pranishmit në klub kur ajo vdiq ishin treguar “çnjerëzorë”.
Top Channel