Klubi i striptizës ku vdiq kërcimtarja britanike kishte një ‘kulturë abuzimi të stafit në ditët e pushimit’ (fotot)

26/05/2022 15:29

29 vjeçarja britanike Stacey Tierney punonte si kërcimtare ekzotike në klubin e striptizës ‘Dreams Gentlemen’s Club’ në Melbourne para se të vdiste në fund të vitit 2016 nga një përzierje drogash si ekstazi, kokainë e heroinë, që po i konsumonte në një ambjent privat të klubit.

Por pronari i klubit ku humbi jetën “kërcimtarja ekzotike” mbronte praktikat e biznesit të tij me qëllim ruajtjen e liçencës së pijeve alkoolike.

Në hetimin e komisionit australian të Kontrollit të Kazinove dhe Bixhozit u tha se ambjenti kishte një kulturë të konsumit të pijeve e drogave nga stafi në ditët e pushimit.

“Ne nuk kishim rregulla për ndalimin e stafit ose drejtuesve për të ardhur në klub në ditët e tyre të pushimit”, tha pronari Salvatore Aparo duke shtuar se ai lejonte vartësit e tij të menaxhonin biznesin teksa ai kujdesej për impenjime të tjera.

Por udhëtarja britnaike Tierney, ishte gjetur në dhomën private 30 orë pasi kishte humbur ndjenjat derisa u mor nga punonjësit e ambulancës.

Dhoma ku ajo humbi jetën ishte e vetmja që nuk monitorohej nga kamerat e sigurisë dhe policia tha se skena e vdekjes ishte pastruar para se ata të mbërrinin.

Aparo tha në komision se plotësonte të gjithë kushtet për mbajtjen e licencës së tij për pijet alkoolike dhe se ishte i shkëputur nga drejtimi i barit pasi lejonte të tjerë ta menaxhonin atë.

Ai tha se vizitonte klubin vetëm disa herë në javë pasi drejtonte dhe një biznes ndërtimi, dhe çeshtja e vdekjes së kërcimtares kishte dëmtuar reputacionin e tij.

Ai tha se pranonte një pjesë të përgjegjësisë për politikat e lira të kalimit të kohës së lirë të stafit, por jo më shumë shkruan e përditshmja vendase Herald Sun.

Kur u pyet për dhomën  ku zonjusha Tierney u gjet e vdekur, Aparo tha se ishte dhoma e tij private dhe se në atë kohë menaxhohej nga drejtuesit e klubit.

Ai shtonte se tashmë klubi menaxhohet më mirë pas instalimit të sistemeve të reja.

Në një hetim të mbajtur në Stockport të Britanisë në 2018 për çështjen, familjarët e zonjushës Tierney akuzonin se të pranishmit në klub kur ajo vdiq ishin treguar “çnjerëzorë”.

FOTO GALERI
1/6
29 vjeçarja britanike Stacey Tierney punonte si kërcimtare ekzotike në klubin e striptizës ‘Dreams Gentlemen's Club’ në Melbourne

Top Channel