Heineken, sponsor zyrtar i “UEFA Conference League” bashkë me tifozat në emocionet e finales së madhe

26/05/2022 21:23

Finalja e “UEFA Conference League” do të mbahet mend gjatë në historinë e sportit shqiptar, si e para finale e madhe europiane në Tiranë.

Me mijëra tifozë mbushën rrugët e kryeqytetit, ku patën mundësinë të argëtohen teksa ishin në pritje të finales së madhe.

Heineken, sponsor zyrtar i UEFA, ishte pjesë e  aktiviteteve, lojërave, surprizave dhe argëtimit të tifozëve në cdo cep të Tiranës.

Për më tepër, Heineken u mundësoi  24 konsumatorëve shqiptarë bileta për të përjetuar live emocionet e ndeshjes në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Fituesit u përzgjodhën përgjatë muajve mars-maj, përmes promocionit të Heineken.

Secili nga konsumatorët e Heineken ka patur mundësinë të bëhej pjesë e promocionit, duke gjetur kodin poshtë tapës së shishes dhe duke e regjistruar atë tek adresa www.heineken.com.

Heineken, birra premium me prezencën më të lartë në botë, sponsor zyrtar i UEFA Champions League, do të vazhdojë të ofrojë dhurata dhe surpriza për konsumatorët deri në finalen e madhe të “UEFA Champions League” me 28 Maj.

Bashkëpunimi i Heineken me “UEFA Conference League” është i konfirmuar edhe për katër vitet e ardhshme.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel