Grupi i PD drejt bojkotit: Ne i qëndruam parimeve, sollëm 8 emra, Taulant Balla doli blof dhe lakuriq

26/05/2022 11:49

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike, të thirrur sot nga Enkelejd Alibeaj, duket se është drejt bojkotit të procesi për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

Deputeti Taulant Xhaferraj është shprehur se deri më tani grupi i PD ka mbajtur qëndrim duke marrë pjesë në proces me nxjerrjen e 8 emrave, por sipas tij Rama do e zgjedhë vetë. Ai tha se kreu i grupit negociator të trojkës socialiste, Taulant Balla, tashmë doli blof.

Ne nuk duhet të bëjmë gabime. Deri më tani kemi mbajtur qëndrim dhe po dëshmojmë që nuk ishim si ata. Tani nuk duhet të vazhdojmë më. Ne si grup kemi rënë dakort që bojkoti është gabim. Morëm pjesë në proces dhe prodhuam 8 emra dhe shkuam deri këtu. Rama dëshmoi që ky i do të gjitha vetë. Tani Taulant Balla doli blof dhe lakuriq. Po ju tregojmë që nuk jemi as si Rama dhe as si Saliu”, tha Xhaferraj.

Edhe deputetja Tabaku u shpreh se Rama do të kapë çdo pushtet dhe do ta vendosë ai presidentin e ri

Kemi ezauruar çdo hapësirë çdo përpjekje u bë e qartë në konferenca e kryetarëve që nuk kanë për të pranuar kandidat të opozitës! Ata thanë sillni një kandidat me 20 firma, ne nuk jemi pa qëndrim, ne jemi grupi i PD-së dhe kemi qëndrim politik! Nuk mund të themi hajde mbledhim 20 firma! Ne duhet të jemi parimorë, nuk e bojkotuam por tani, siç e thashë dhe në konferencën e kryetarëve, është e qartë që Rama do të kapë çdo pushtet! U tregua që ne i qëndruam parimeve, ata jo”, tha Tabaku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA