
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri i ftuar këtë mbrëmje në emisionin Top Story në Top Channel u shpreh se nuk ka asnjë pazar sa i përket Komisioneve të Reformës Zgjedhore dhe Territoriale.
Gjiknuri: Kërkesa ka ardhur nga opozita para se të nisnin këto skizma, që po çojnë në shkërmoqje të PD, janë të vonuara, duhet të kishin filluar më para. Tashmë kemi emrat e propozuar, njëra është kërkesë e PD, nuk diktohet, nuk mendoj se ka pazare të fshehta.
Ervin Koçi: Do e pranonit një komision me në përmbajte të grupit të Berishës sic është Oerd Bylykbashi?
Gjiknuri: Ne kemi thënë se nuk negociojmë me Sali Berishën, nuk do vëmë këto lloj kushtesh, nuk do përjashtojmë deputetët e tjerë.
Ervin Koçi: Kryeministri ka thënë të gjithë ata që janë me ju.
Gjekmarkaj: Aty flitet për pazar, por t’i shohësh të bën të vjellësh. Sërish do të luhet blofi, është rasti për ta riparë me vëmendje ndërtimin e komisioneve, sepse aty është mundësia për frymën opozitare.
Top Channel