Foto/ Videot intime të publikuara në rrjet, Monika Lubonja kallëzon në prokurori Adi Hilën për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private Altin Hila në Divjakë është një koleksionist fluturash, por së fundmi ka nisur të merret me riprodhimin e tyre.
Pas daljes së fluturave të para, lëshimi i tyre në natyrë është momenti më i bukur. Flutura sy palloi është specie e rrezikuar që të zhduket, por Altini ka arritur të shtojë numrin e tyre.
Përdorimi i pesticideve pa kriter te bimët po rrezikon zhdukjen e këtyre insekteve. Sipas Hilës, nëse njeriu vazhdon me këtë ritëm, dëmi që i behet ekosistemit është i madh.
Fluturat që riprodhohen nga ky koleksionist po lëshohen në natyrë, në parkun kombëtar të Divjakës. Shumë prej tyre janë të kërkuara për turistët, të cilët e vlerësojnë rëndësinë e fluturave, të cilat ashtu si bletët, ndihmojnë në pjalmimin e bimëve.
Top Channel