Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri i ftuar këtë mbrëmje në emisionin Top Story në Top Channel u shpreh i hapur për pjesëmarrjen e deputetëve që janë stacionuar në grupin e Sali Berishës në Komisionet e Reformës Zgjedhore dhe Territoriale.

I pyetur nga gazetari Ervin Koçi, Gjiknuri tha se i përjashtuar është vetëm Sali Berisha dhe jo deputetët që kanë shprehur mbështetje ndaj tij.

Ervin Koçi: Do e pranonit një komision me në përmbajte të grupit të Berishës siç është Oerd Bylykbashi?

Gjiknuri: Ne kemi thënë se nuk negociojmë me Sali Berishën, nuk do vëmë këto lloj kushtesh, nuk do përjashtojmë deputetët e tjerë.

Ervin Koçi: Kryeministri ka thënë të gjithë ata që janë me ju.

Gjekmarkaj: Aty flitet për pazar, por t’i shohësh të bën të vjellësh.  Sërish do të luhet blofi, është rasti për ta riparë me vëmendje ndërtimin e komisioneve, sepse aty është mundësia për frymën opozitare.

Top Channel