Bota pranë recesionit, shefi i Bankës Botërore: Nga pandemia tek lufta, “u bënë shumë”…

26/05/2022 13:41

Lufta e Ukrainës mund të shkaktojë një recesion global, paralajmëron kreu i Bankës Botërore, David Malpass, që nënvizon vështirsitë e krijuara prej rritjes së çmimeve të ushqimit dhe energjisë.

E vështirë të shihet sesi mund të shmanget recesioni”, pohoi ai në një takim me bizneset në Shtetet e Bashkuara, ku shprehu shqetësim edhe për ndikimin e masave të shtuara të izolimit në Kinë mbi situatën ekonomike. Komentet e tij thotë BBC, përbëjnë paralajmërimin e fundit se ekonomia botërore mund të tkurret.

Teksa shikojmë prodhimin e brendshëm bruto, GDP, është e vështirë të shohim shmangie të recesionit”, ka thënë Malpass, pa dhënë detaje tjera.Muajin e kaluar, Banka Botërore i zvogëloi parashikimet për rritje ekonomike këtë vit, në 3.2 për qind. Malpass nënvizoi se shumë vende europiane janë ende shumë të varura nga nafta dhe gazi rus.

Ai ka bërë këto deklarata, pavarësisht se disa shtete të Perëndimit kanë bërë plane për të zvogëluar varësinë nga energjia ruse. Sipas kreut të Bankës Botërore, nëse Rusia ndal furnizimet me gaz, kjo gjë mund të shkaktojë “ngadalësim të konsiderueshëm” të ekonomisë në rajon.

Ai ka thënë se çmimet e larta të energjisë veçse janë duke rënduar mbi Gjermaninë, e cila përbën ekonominë më të madhe në Evropë dhe të katërtën në botë. Malpass shtoi se shtetet në zhvillim po përballen edhe me mungesë të ushqimit dhe energjisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA