Blinken: Mbështetja e Kinës për Putinin duhet të ngrejë këmbanat e alarmit

26/05/2022 17:40

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, kritikoi Kinën për mbrojtjen e luftës së presidentit rus Vladimir Putin kundër Ukrainës, duke thënë se mbrojtja duhet të ngrejë këmbanat e alarmit për të gjithë ne që e quajmë rajonin Indo-Paqësor.

“Edhe pse Rusia po mobilizohej qartë për të pushtuar Ukrainën, Presidenti Xi dhe Presidenti Putin deklaruan se miqësia midis vendeve të tyre ishte, dhe citoj, ‘pa kufij’,” tha Blinken në një fjalim mbi politikën e administratës së Bidenit ndaj Kinës në George Ëashington.

Ai theksoi se SHBA nuk po kërkon një konflikt apo një luftë të re të ftohtë me Kinën.

“Detyra jonë është të dëshmojmë edhe një herë, se demokracia mund të përballet me sfida urgjente, të krijojë mundësi, të avancojë dinjitetin njerëzor, se e ardhmja u përket atyre që besojnë në liri dhe se të gjitha vendet do të jenë të lira të hartojnë rrugët e tyre pa detyrim”, tha. Blinken. “Ne nuk po kërkojmë për konflikt apo një luftë të re të ftohtë. Përkundrazi, ne jemi të vendosur t’i shmangim të dyja.”

“Edhe pse lufta e Presidentit Putin vazhdon, ne do të mbetemi të fokusuar në sfidën më serioze afatgjatë ndaj rendit ndërkombëtar dhe kjo është paraqitur nga Republika Popullore e Kinës”, shtoi ai.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA