Kontrata e koncesionit për ndërtimin e aksit rrugor Thumanë-Kashar, është miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha pas mbledhjes së qeverinë se ky aks do investohet në parimin e koncesionit. I gjithë ky proces është bërë përmes një negociimi.

Balluku: 2 prej Vendimeve të Këshillit të MIinistrae, për përcaktimin e kritereve dhe të transferimit të të drejtave të lincencave minerare. U vlerësua që të amendohen disa rregulla për transferimin e këtyre lejeve. Për të fortifikuar këtë proces dhe për ti dhënë prioritet këtij sektori. Vitet e fundi, por sidomos këtë vit është vërejtur interes i madh nga investitorët e huaj në sektorin minerar.

Së dyti, miratimi i kontratës së koncesionit për ndërtimin e aksit rrugor Thumanë Kashar. Ka pasur debat për këtë çështje. Kontrata e lidhur në bazë të PPP u anulua se hapësira fiskale u vendos në dispozicion të paktit të universitetit. Ky aks do investohet në parimin e koncesionit. I gjithë ky proces është bërë përmes një negociimi. Kjo është një pjesë nga segmetet më të rëndësishme të sektorit blu, më i rëndësishmi i konektivitetit në Ballkan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA