Enkelejd Alibeaj, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, njoftoi se u diskutua për emra që do të propozohen për t’u bërë pjesë e komisioneve për reformën zgjedhore dhe territoriale.
Janë dy nga reformat për të cilat kemi bërë mjaft ‘luftë’ dhe i kemi kërkuar me ngulm, tha Alibeaj, duke theksuar se së shpejti do të kemi emrat që do të marrin pjesë në këto dy komisione.
Ndonëse nuk e njeh si kryetar të grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj propozoi emrin e Oerd Bylykbashit për komisionin e reformës zgjedhore, dhe për këtë e ka një arsye.
“Nuk e bëj për provokim, nuk jam nga ata. Z. Bylykbashi është një lloj eksperience e asaj cfarë ka ndodhur në këto vite e shumë më tepër. Besoj e ka përvojën e aftësinë për të kapërcyer këto gjëra që kemi për një gjë që duhet bërë. Nuk është provokim.
Shihni edhe reformën territoriale, kemi vënë ish kryetarë bashkish, pra njerëz që kanë eksperiencë. Është thjesht dhe vetëm hapësirë e mundësi për të kontribuar për gjëra të përbashkëta. Unë jam kreu i grupit sipas rregullave”, u shpreh Alibeaj.
Pas Ballës, në një deklaratë për mediet doli kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, i cili ndër të tjera përshëndeti vendimin e Alibeajt për të propozuar emrat dhe tha se duhet që puna e komisioneve duhet të nisë sa më parë.
Top Channel