“Air Albania” kaloi provën me Conference League, a do të ketë kompeticione të tjera në të ardhmen? Duka: Po diskutojmë…

26/05/2022 13:35

Zhvillimi i finales së “UEFA Conference League” në stadiumin tonë kombëtar u mbyll me sukses mbrëmjen e kaluar.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në një deklaratë për mediet u  shpreh se Presidenti i UEFA-s dhe të gjithë të tjerët kanë mbetur të kënaqur. Vlerësimet kanë qenë maksimale, shprehet ai.

Por, a do të mirëpresë Shqipëria kompeticione të tjera sportive në të ardhmen. I pyetur nga gazetari i sportit Endi Tufa, Duka u përgjigj:

Që kur mbaroi ceremonia, kur po shkonim në hotel, filloi një diskutim se mund t’i bëjmë mirë të tilla kompeticione. Momentalisht është e pamundur me kapacitetet e stadiumit. Por për të pasur një finale superkupe, apo kampionate europiane të rinjsh, i kemi të gjithë mundësitë. Mund të bëhen në të ardhmen”.

Top Channel