Zhvillimi i finales së “UEFA Conference League” në stadiumin tonë kombëtar u mbyll me sukses mbrëmjen e kaluar.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në një deklaratë për mediet u shpreh se Presidenti i UEFA-s dhe të gjithë të tjerët kanë mbetur të kënaqur. Vlerësimet kanë qenë maksimale, shprehet ai.
Por, a do të mirëpresë Shqipëria kompeticione të tjera sportive në të ardhmen. I pyetur nga gazetari i sportit Endi Tufa, Duka u përgjigj:
“Që kur mbaroi ceremonia, kur po shkonim në hotel, filloi një diskutim se mund t’i bëjmë mirë të tilla kompeticione. Momentalisht është e pamundur me kapacitetet e stadiumit. Por për të pasur një finale superkupe, apo kampionate europiane të rinjsh, i kemi të gjithë mundësitë. Mund të bëhen në të ardhmen”.
Top Channel