25/11 11:50
Tifozët e Feyenoord kanë nisur marshimin drejt stadiumit Air Albania ku do të luhet finalja e Conference League me ekipin e tyre që sfidon italianët e Romës.
Nëpërmjet një lidhje të drejtpërdrejtë me gazetarin e Supersport, Jurgen Zela, ultrasit e Feyenoord rrëfejnë se e kanë pëlqyer jashtëzakonisht Tiranën ndërsa theksojnë se tashmë janë të dashuruar me kryeqytetin shqiptar.
Nga ana tjetër, holandezët nuk kanë ngurruar të përshëndesin edhe policinë shqiptare me të cilët në mbrëmjen e kaluar kaluan disa orë jo shumë të këndshme si pasojë e një përleshje./ Super Sport
Top Channel