Rama nderon komandantin e NATO-s, Wolters: Kombin tuaj  rritet ditë pas dite

25/05/2022 16:24

Kryeministri Edi Rama nderoi komandantin e NATO-s, Tod Daniel Wolters me medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”.

Gjatë fjalës së tij gjenerali tha se kombi shqiptar rritet ditë pas dite.

“Kurrë nuk ka qenë kaq i mallëngjyer dhe dua ta nis duke folur për kombin tuaj se si rritet ditë pas ditë. Për shumicën prej nesh në karrierën tonë në kërkojmë frymëzim dhe zakonisht frymëzohemi nga qenie njerëzore unike. Ju kryeministër jeni mishërimi më i madh i kësaj udhëheqjeje, ju mund të hyni në një sallë drejtuesish të lartë të NATO-s dhe brenda sekondash secili prej tyre kupton se ka një qenie njerëzore unike dhe trajton të gjitha qeniet e tjera me respekt. Duke trajtuar shqiptarët me respekt, kjo është frymëzuese. Keni futur çështjen njerëzore, pa udhëheqjen njerëzore mjetet më të mira do të dështonin, pres që ju edhe unë të bëhemi së paku 100 vjet që ne ta kremtojmë këtë marrëdhënie”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA