Dy peshkatarë në Texas, SHBA u shokuan kur mblodhën me grepin e tyre një peshk ‘aligator’ të rrallë të zi javën që shkoi.
29 vjecari Justin Jordan, konsulent peshkimi në Galveston, Texas, tha për rrjetin Fox News se momenti kur pa peshkun e rrallë.
“Ishte një eksperiencë e egër,” thotë Jordan.
Ai tregon se ka peshkuar në Galveston gjatë gjithë jetës së tij, por ditën që ishte me kolegun peshkatar Terrell Maguire dalluan një “peshk me pamje kërcënuese” në ujërat kënetore.
Maguire lëshoi grepin e tij dhe peshku turigjatë shkoi menjëherë i tërhequr nga ngjyrat.
“Peshku-shpatë nisi të kërcente jashtë uji dhe po bënte lëvizje të tërbuara,” tregon Jordan. “Kur e morëm në barkë dhe arritën në tokë pamë që ishte krejt i zi”.
Jordan thotë se më pas ata kuptuan se ishte një peshk-shpatë i njohur ndryshe si aligator melanik , pra i zi me një nivel të lartë melanine.
Zakonisht keta peshq, ashtu si dhe aligatoret, aligatorët janë në ngjyrë kafe ose jeshile të errët dhe shumë rrallë peshkatarët shohin apo kapin një peshk-aligator melanik.
Kafsha mund të rritet deri në 3 metra e gjatë dhe të peshojë deri në 100 kg, sipas rrjetit National Geographic.
“Ne bëmë disa foto pastaj e vendosëm përsëri në ujë dhe e lëshuam”, thotë Jordan.
Ai shton se ishte i impresionuar nga kapja dhe e konsideronte veten me fat.
“Kemi kapur më parë edhe gjëra të tjera të çuditshme, edhe pse nuk po kërkonim për diçka të tilllë,” thotë Jordan.
Top Channel