Nxënësi tmerrohet kur gjen pumën e fshehur në tualetin e shkollës që i klith kërcënueshëm (Video)

25/05/2022 16:19

Një djalë nëntë vjeçar tregon se pa ‘tmerrin e jetës së tij’ kur gjeti një luan mali të egërsuar në tualetin e shkollës.

9-vjeçari David Miguel, tha se thuajse i ranë të fikët kur gjeti macen e egër puma teksa shkoi në tualet gjatë orës së sportit.

Incidenti i pazakontë ndodhi në shkollën  Martha Drummond në Nova Lima, Brazil.

Djali kishte dalë më pas nga tualetet dhe kishte njoftuar të atin që u kthye për të regjistruar skenën.

Babai i djalit  Rodrigo Almeida, 34 vjeçar, tha: “Mendova se do të ishte një mace e vogël e egër, një kojotë apo diçka e ngjashme, por kur pashë masën e asaj kafshe dhe unë u largova me vrap”.

Më pas autoritetet e botës së egër u thirrën dhe puma u qëllua me një shigjetë qetësuese. Ajo u transportua nga zyrtarët dhe u rikthye në botën e egër.

Zyrtarët e burimeve të botës së egër thanë se kafsha ishte një femër puma dhe doli e palenduar nga incidenti.

Veterineri Marcos Mourao, i cili ndihmoi në lëshimin e kafshës, tha se humbja e habitatit ka bërë që kafshët e egra të afrohen gjithnjë e më shumë te zonat urbane.

Ai tha: “ne e dimë se incidentet ndodhin prej rritjes së problemeve në habitatin e këtyre kafshëve, kështu që ato përfundojnë duke hyrë gjithnjë e më shumë në fshatra e qytete”.

Në rast të hasjes së kafshëve autoritetet sugjeronin banorët të mos bënin shumë zhurmë dhe të largoheshin ngadalë nga zona, për të kontaktuar me shërbimet përkatëse menjëherë.

FOTO GALERI
1/3
9-vjeçari David Miguel, tha se thuajse i ranë të fikët kur gjeti macen e egër puma teksa shkoi në tualet gjatë orës së sportit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA