Nga Roma në Marseille, shkatërrimet që lanë pas tifozët e Feyenoord!

25/05/2022 15:47

Roma ende nuk e ka harruar dhunën e tifozëve të Feynoordit që tronditi kryeqytetin Italian në 2015-tën.

Ajo filloi që përpara ndeshjes së ekipit holandez me skuadrën e Romës në Europa League. Të papërmbajtshëm, ultrasit holandezë vërshuan në qytet, duke shkaktuar dëme të mëdha e duke bërë të ngriheshin asokohe pyetje edhe për sanksione të mundshme apo pasojat që mund të pësonte ekipi i tyre. Dhjetëra vetë përfunduan në pranga, teksa tifozët e egërsuar përlesheshin me policinë pranë njërës prej pikave më të rëndësishme turistike të Romës, Piazza di Spagna. 6000 mbështetës të skuadrës holandeze kishin udhëtuar në atë rast, e disa prej tyre u plagosën, ndërsa efektivët vendas u sulmuan me bomba tymuese e shishe.

Feyenoord kaloi në finalen e tij të parë europiane në dy dekada pasi arriti me Marsejën një barazim 0-0 në Francë duke fituar gjysmëfinalen e tyre te Europa Conference League me rezultatin total 3-2. Skenat e dhunës u përsëritën edhe në qytetin francez, përpara se episode të ngjashme të shiheshin dhe në Tiranë të martën. “Kur e shihni se nga kemi ardhur, si filloi sezoni, mënyra se si ekipi ka ecur, është madhështore”, ishte shprehur mesfushori i Feyenoord, Orkun Kokcu.

Ne do të bëjmë histori nëse fitojmë”, ka shtuar ai, e duket kjo lloj ndjesie triumfi ka pushtuar edhe mbështetësit e ekipit, që kanë mes tyre me sa duket edhe elemente të njohur për prirjen ndaj dhunës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA