Nga të shtënat është plagosur në sy edhe ushtari Janaq Zaka. Në ato momente, ai i është drejtuar personit që fliste shqip nga grupi i pengmarrësve se çfarë kanë me ta, pasi nuk u kanë bërë asgjë. Agresori i përgjigjet se ushtari do të bëhej hero dhe do të dekorohej pas ngjarjes.
Personi i cili fliste shqip kërcënonte ushtarët gjatë gjithë kohës duke u kërkuar ti tregonin se ku ndodhej depo e armëve. Nga inventari rezulton se ekstremistët grek kishin grabitur nga reparti ushtarak 15 kallashnikovë, dy pistoleta dhe municione.
Grupi i terroristëve, në fakt kishte informacion të detajuar për gjithçka brenda postës kufitare. Madje, ata e dinin se kush shërbente aty dhe prej sa kohësh, detaje që për 25 vite nuk ishin hetuar kurrë. Kjo duket kur agresori që fliste shqip, i drejtohet kapterit Qemal Stroka duke e pyetur me saktësi për një armë që mungonte.
“E dimë që ke dhjetë ditë që ke veshur uniformën e policit, ku është pistoleta e tretë?”
Pra, ata dinin se sa armë ishin brenda repartit ashtu siç e dinin se rojat e kryenin shërbimin pa municione. Nëse dëshmori i atdheut Arsen Gjini do të kishte municione në armën e shërbimit, ndoshta grupi i armatosur nuk do të ishin afruar kurrë pranë postës kufitare.
Top Channel