Në 5 Shtator të vitit 1995, gazeta prestigjioze gjermane Frankfurter Alemaine Xeitung shkruante se “në sulmin e MAVI-t në Peshkëpi janë përzier shërbimet sekrete dhe rrethe të tjera politike me influencë në Greqi”. Pra, këto informacione të çonin drejt dyshimeve për diçka më të
“Këtu është vetëm në fushën e spekulimit pasi nuk patëm të dhënë konrkete dhe direkte që do lidhte këtë roganziatë që mori përsipër sulmin dhe mori përsipër të realizonte ngjarjen” u shpreh Eugen Beçi, ish-prokuror i çështjes
Një tjetër informacion i Ambasadës Shqiptare në Athinë që mban datën 22 Mars 1995, citon një shkrim të gazetaës grekë “TANEA” ku shkruhet për emra konkretë ushtarësh pjesëtarë të Shërbimit Informativ grekë që janë edhe pjesë e organizatës MAVI.
Këto dyshime u përforcuan kur mes të arrestuarve nga autoritetet greke ishte edhe Jorgos Anastasulis, një oficer rezervist.
Në atë kohë, për të shuar dyshimet mbi prapavijën e sulmit, reagoi Ministri i Rendit i Greqisë Stelos Papathemelis në një intervistë për gazetën Kathimerini. Deklarata pasqyrohet në një raport të ambasadës që është bërë pjesë e dosjes hetimore.
“Kërkova të më sillnin informacion pasi mund të kishtë në krye njerëz të Shërbimit Informativ. Kuptova se nuk kishte asgjë. Përgjigjia që më dhanë ishte se MAVI ishte një organizatë e vjetër dhe nuk është vepruese”.
Në të njëjtin raportim ish ministri grek tregohet mjaft i kujdesshëm duke lënë të hapur mundësinë e implikimeve nga personazhe të caktuar të shërbimeve. Por, mes rreshtave ai lë të kuptohet se nuk kemi të bëjmë me orkestrime nga politika e madhe greke për agresionin, por kemi të bëjmë me individë të caktuar me prirje ekstremiste.
“Jemi në një stad hetimi për të zbuluar autorët, bashkëpunëtorët dhe kokat politike që fshihen prapa tyre. Është maja e parë që kemi arrestuar, kam parasysh dhe ata që kanë financuar të cilët nuk i përjashtoj që mund të jenë nga shërbimet sekrete. Është një histori e tmerrshme që nuk mund të kontrollosh fondet sekrete që u jepen informatorëve. Ekzistojnë përgjegjës edhe në shkallët më të larta të organizatave vorioepriiote tepër të djathta”.
Në një analizë që bën Ambasada shqiptare në Athinë referon se shtypi grek në tërësi, e ka trajtuar ngjarjen si synim të qarqeve nacionaliste për akt agresiv kundër Shqipërisë. Aty citohet edhe angazhimi i kryeministrit grek aso kohe Andrea Papandreu për hetimin e plotë të një ngjarje që kërkon të destabilizojë raportet mes dy vendeve.
Autoritetet shqiptare kanë shprehur mjaft rezerva ditët pas agresionit lidhur me angazhimin e homologëve grekë për neutralizimin dhe kapjen e grupit terrorist. Ishte mjaft e dyshimtë se si arriti ai grup komandosh të kalonte kufirin i pashqetësuar me një numër të madh armësh.
Top Channel