Top Channel ka siguruar foton e tifozit holandez  të plagosur gjatë përleshjes së mbrëmshme në Tiranë.

Ai është dëmtuar në këmbë dhe duar, gjatë përplasjes me tifozë të tjerë.

Një natë më parë, Tirana u kthye në një betejë mes tifozëve holandezë dhe italianë,  të cilët ishin grupuar në zona të ndryshme të Tiranës. Veç përplasjes me njëri-tjetrin, ata janë konfliktuar edhe me policinë.

60 tifozë u shoqëruan në polici, ndërsa 12 efektivë morën ndihmë në spital. Gjithashtu u lënduan katër të rinj shqiptarë, tre italianë dhe një holandez.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel