Flet trajneri nënkampion bote: Shpresoj të përsëritet historia ime me Feyenoordin

25/05/2022 16:34

Në Tiranë, për finalen e Conference League ndodhet edhe trajneri holandez që ka drejtuar Feyenoordit dhe përfaqësuesen e tulipanëve Bert van Marwijk.

Gazetari i SuperSportit, Andi Deçka përfitoi për t’i marrë një prononcim të shkurtër trajnerit veteran.

Mister van Marvwijk, ju jeni trajneri i fundit që keni fituar një trofe Europian me Feyenoordin, pikërisht Kupën UEFA kundër Dortmundit.

Për mua është histori dhe shpresoj që të përsëritet suksesi.

Si ju duket qytetit i Tiranës dhe nëse të ardhmen do të keni një ofertë nga Federata Shqiptare e Futbollit, do ta pranonit?

Së pari dua të them se jam shumë i befasuar pozitivisht ku pashë vendin tuaj, është vend shumë i bukur. Dhe me sa kuptova po zhvillohet dhe për këtë dua t’ju përgëzoj. Oferta nga FSHF? Jo nuk do të pranoj më oferta, e kam mbyllur karrierën time si trajner. Nuk mund të bëj prapakthehu, kur themi mjaft, është mjaft. Po shijoj këtë event tani./ SUPER SPORT

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA