Familja shqiptare ‘guxon’ me flamurin e Romës mes tifozëve të Feyenoord, por festa nuk ndalet
25/05/2022 13:39
Ndonëse një ditë më parë shkaktuar trazira, duke u përplasur me forcat e policisë, mesdita e kësaj të mërkure i ka gjetur më të qete tifozët holandezë, të cilët ndodhen në Tiranë në kuadër të ndeshjes finale të Conference League, mes Feyenoord dhe Romës.
Festën nuk ua prishi as ngritja e flamurit të ekipit kundërshtar, Romës, ‘armik i përbetuar’ në mbrëmjen e sotme, ku do të luhet për trofeun e madh.
Ishte pikërisht një familje shqiptare, e cila mesa duket bën tifo për ekipin e Romës në këtë finale, e cila shpalosi flamurin verdheekuq përgjatë pedanoles e përcaktuar si zonë për grumbullimin e tifozëve holandezë
Top Channel