Amfiteatri i italianëve, tifozeria e Romës pa bileta do ndjekë ndeshjen te liqeni
25/05/2022 13:57
Tifozeria e Romës, e cila nuk ka bileta për ta ndjekur finale e madhe të Conference League ne “Air Albania”, do e ndjekë ndeshjen te Liqeni.
Gazetarja Alma Demiraj mëson se një pjesë e tyre do të qëndrojë në zonën e Liqenit të Tiranës, për të evituar përplasjet në qendër të kryeqytetit.
Shumë prej tyre janë vendosur te Amfiteatri për të pritur orën 21:00 ku do të nisë edhe finalja.
Edhe në orët në vijim pritet mbërritja e shumë tifozëve të tjerë për të parë nga afër ndeshjen me Holandën.
Top Channel