Vrasja e policit në komisariat/ Berisha kërkon dorëheqjen e ministrit Çuçi: Është përgjegjës direkt për aktet vrastare të narkobanditëve me uniformë

24/05/2022 10:40

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, pas dy ngjarjeve të rënda të ndodhura dje në kryeqytet, ku u përfshinë  punonjës policie.

Në një postim në “Facebook”, teksa ka postuar videon pak pas ngjarjes së rëndë mbrëmjen e djeshme ku 25-vjeçari Ludian Zaimi qëlloi për vdekje kolegun e tij, 55-vjeçarin Çaush Saliasi, Berisha bën përgjegjës ministrin.

Sipas Berishës, ministri Çuçi është përgjegjës direkt politik për aktet vrastare nga uniformat e policisë, duke përmendur edhe rastin ku një efektivi i FNSH-së plagosi një qytetar.

Ministri i familjes, Çuçi, të japë dorëheqjen. Kriminalizimi i narkopolicisë në shkallë ekstreme. Policët të droguar dhe vrasës! Ekzekutojnë policin ne komisariat dhe plagosin qytetarin në “Kombinat”! Të dashur miq, mbrëmjen që kaloi dy police të droguar, vrasës, në dy ngjarje të veçanta, shkrehën armët e tyre dhe vranë nje polic e plagosen një qytetar. Kështu, në ambientet e Komisariatit nr. 3, polici i droguar, Ludian Zaimi shkrehu 6 plumbat e karikatorit të tij mbi kolegun e vet, Çaush Saliasi.  Kurse në Kombinat një polic i droguar i FNSH-se gjuajti me revole dhe plagosi një qytetar, për të cilin thuhet se kishte probleme të paaftësisë mendore. Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes se policit të ndjerë dhe uruar sherim të shpejtë qytetarit të plagosur, dënoj me ashpërsinë më të madhe këto akte kriminale të banditeve me uniformë si dëshmi flagrante e drogimit dhe degradimit te policisë së narkoshtetit. Këto akte dëshmojne shkallën ekstreme të kriminalizimit të narkopolicisë nga Edi Rama dhe partisë së tij, ministri i familjes dhe klani i tij. Ndaj kërkoj dorëheqjen e menjëhereshme të ministrit të familjes, Çuçi, përgjegjes direkt politik për aktet e përsëritura vrastare të narkobanditeve me uniforme. sb PS: Video është bërë në Komisariatin Nr. 3 pak çaste pas ekzekutimit të të ndjerit, Çaush Saliasi”, shkruan Berisha krahas videos.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA