Top Talk/ Spiropali deklaron se PS nuk ka ende një emër për presidentin e republikës por…?!

24/05/2022 18:29

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spoiropali në një lidhje live për “Top Talk” foli rreth situatës së negociatave për presidentin mes mazhorancës dhe opozitës.

Spiropali shprehet se është e sigurt se do të kemi një president republike shumë më dinjitoz se sa Ilir Meta, i cili sipas saj, nuk u ngrit dot kurrë në lartësinë e detyrës së tij.

Ajo tha se Partia Socialiste nuk ka ende një emër të përcaktuar për presidentin e ri, ndërsa theksoi se çdo hap do të kryhet pas bisedimeve me shoqëritë civile dhe grupet parlamentare.

“Ne ende nuk e kemi një emër të përcaktuar, ndryshe nuk do të angazhoheshim në të tilla bisedime. Nëse ishim të bindur një emër i kemi mundësitë dhe numrat për ta zgjedhur, por me angazhimin e deputetëve për të propozuar emra me ulje në tryezë me shoqërinë civile në vend e grupe të tjera parlamentare. Kemi dashur të marrim një grup propozimesh dhe nga ky grup më pas të nxjerrim emrat në forumet e larta të Partisë Socialiste”, tha Spiropali.

“Jo ende nuk e kemi një emër për ta votuar për president të republikës”, shtoi më tej ajo.

Sipas Spiropalit, ata synojnë që presidenti i ri i Republikës të mos jetë nga grupi i tyre parlamentar.

“E kemi deklaruar që synojmë që presidenti i ri i Republikës të mos jetë nga grupi ynë parlamentar. Do të ketë një rrezatim më të gjerë se sa rrezatimi brenda Partisë Socialiste. E kemi bërë të qartë, duam që të jetë një president që në çdo çast të detyrës së tij të përfaqësojë unitetin e popullit. Duam që atij institucioni t’i kthejmë dinjitetin dhe atë instinkt t’ia kthejmë Kushtetutës, unitetin e popullit dhe përfaqësimin e qytetarëve të këtij vendi”, u shpreh Spiropali.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA