“Të shkruajmë historinë”, Mourinho: Unë dhe stafi u izoluam prej së premtes, çfarë më tha Mkhitaryan

24/05/2022 18:01

Jose Mourinho po flet në konferencën për shtypin përpara finales së Conference League ndaj Feyenoord, që do të zhvillohet të mërkurën (21:00) në “Air Albania”. Trajneri i Romës zbuloi edhe gjendjen fizike të Henrikh Mkhitaryan.

“Kemi mbërritur në fundin e rrugëtimit të këtij sezoni. Kishim dy finale për katër ditë. E para na mundësoi kualifikimin në Europa League, përmirësuam edhe renditjen tonë. E fituam finalen e parë, që ishte përfundimi i sezonit dhe arritja e objektivit tonë, por nuk ishte një finale për të shkruar historinë.

Tirana? Kjo është një finale historike. Do të luajmë një finale pas shumë vitesh, por duhet të bëjmë të pamundurën për të shkruar historinë, pra të fitojmë finalen nesër.

E hoqëm presionin shtesë, u kualifikuam në Europa League nga kampionati. Unë dhe stafi teknik, prej ditës së premte nuk dolëm nga shtëpia, jemi mbyllur në Trigoria. Duhet të kemi edhe gëzim për të luajtur një ndeshje si kjo.

Mkhitaryan u stërvit sot me skuadrën, në një seancë stërvitore shumë të vogël. Ishte e hapuar edhe për ju. I besoj shumë eksperiencës së tij, ai e njeh shumë mirë fizikun e tij. Në fund të stërvitjes më tha që ndihet mirë dhe është gati të luajnë finalen”, theksoi “Special One”./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA