Kompania Moderna ka nisur testimin për vaksina të mundshme kundër lisë së majmunëve ndërsa sëmundja përhapet në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të martën se kishte 131 raste të konfirmuara të lisë së majmunëve dhe 106 raste të tjera të dyshuara që kur rasti i pari u raportua më 7 maj .
Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thanë se qeveria ishte në procesin e lëshimit të dozave të një vaksine Jynneos kundër lisë e prodhuar nga bavarezja Nordic A/S, për përdorim në rastet e lisë së majmunëve.
Lija e majmunit është shumë e vështirë për t’u transmetuar, pasi infeksionet ndodhin përmes kontaktit me mukozën.
Dobia e vaksinimit me vaksinat ekzistuese po diskutohet aktualisht veçanërisht për njerëzit në rrezik dhe njerëzit në kontakt.
Infeksionet me virusin, me origjinë normalisht nga Afrika Perëndimore dhe Qendrore, janë zbuluar ditët e fundit në vende të ndryshme, përfshirë 8 shtete në Evropë.
Simptomat fillestare të kësaj sëmundjeje përfshijnë temperaturë, dhimbje koke, dhimbje të shpinës dhe muskujve, si dhe puçrra në fytyrë dhe trup që mund të shkaktojnë djegie dhe të kruara të mëdha. Infeksioni largohet gradualisht pas 14 deri në 21 ditësh.
Top Channel