Kievit i nisen armët më të avancuara, Kissinger: Ukraina të lëshojë dicka për paqen!

24/05/2022 13:02

Ish-sekretari legjendar i shtetit amerikan, Henry Kissinger i kthyer në konsulent globa, bëri një pohim befasues në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit.

Kissinger, sot 98 vjeç, tha se Ukraina duhet të heqë dorë nga ndonjë territory i saj në përpjekje për të arritur një marrëveshje paqeje. Sipas ish kryediplomatit të njohur amerikan, pa negociatat do të ketë trazira.

“Në mënyrën ideale, vija ndarëse duhet të jetë një kthim në status quo-n e mëparshme. Ndjekja e luftës përtej kësaj pike nuk do të kishte të bënte me lirinë e Ukrainës, por me një luftë të re kundër vetë Rusisë”, është shprehur ai, duket kërkuar të bëhet kujdes me krijimin e tensioneve që nuk do të kapërcehen lehtë. Vetë Zelensky deklaroi në Davos se po nuk u reagua ndaj pushtimit të Vladimir Putinit, forca brutale ruse do të marrë revanshin në botë.

Zelensky: Është e nevojshme të ndryshohet qasja, të mos reagohet, por të veprohet dhe të veprohet në mënyrë parandaluese dhe jo vetëm për t’u përshtatur me realitetet e reja që kemi, por për të krijuar mjete të reja, precedentë të rinj. Shikoni se çfarë ka bërë tashmë Ukraina. Guximi ynë ka shënuar një precedent historik, duke mos dëgjuar ata që thoshin se mbrojtja jonë nuk do të zgjasë më shumë se disa ditë.

Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov deklaroi se Moska do të intensifikojë raportet me Pekinin, dhe shtoi se përpjekjet e saj po fokusohen tashmë në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, ndërsa e akuzoi perëndimin për ndjenja rusofobe.

Përballë një situatë që po bëhet gjithmonë e më delikate, për ushtrinë ukrainase merr rëndësi përherë e më të madhe furnizimi me armë nga jashtë. Sekretari amerikan i mbrojtjes, Lloyd Austin, njoftoi se përfaqësuesit e mbrojtjes së pothuajse 50 vendeve kanë rënë dakort të dërgojnë armët më të avancuara të momentit në Ukrainë, përfshirë raketat anti-anije Harpoon, të cilat të mbrojnë brigjet ukrainase në Detin e Zi.

Top Channel