Iluzioni i pakonceptueshëm optik tregon anijen që ‘lundron’ në ajër në brigjet britanike (fotot)

24/05/2022 15:31

Një iluzion i pashpjegueshëm optik ka lënë dëshmitarët të mahnitur teksa tregonte një anije gjigante që dukej se “lundronte” në ajër pranë brigjeve britanike.

Imazhi i çuditshëm tregonte një anije transportuese në ujërat pranë fshatit Coverack në Cornwall në veri të Anglisë që dukej se qëndronte mbi horizont.

Fotot u bënë nga shumë dëshmitarë ashtu si dhe nga fotografi Martin Stroud i cili i publikoi duke komentuar: “Ja një anije që fluturon! Ditë e bukur për të vizituar Coverack.”

Megjithë pamjen prej fantazme, efektit i është dhënë shpjegimi ‘Fata Morgana’ (Shtojzavallja Morgana), që nga disa studiues shpjegohet me faktin se ndodh kur ngjyra e detit përkon saktësisht me atë të qiellit mbi të.

Anija duket se ‘fluturon’ në një proces të shpërbëries së spektrit te dritës, sipas teorisë së reflektimit të ajrit të ftohtë që ndodhet pranë detit, me ajrin më të ngrohtë që ndodhet sipër tij.

Por teoristë të idesë së tokës së sheshtë e kanë përvetësuar fenomenin si një tjetër ‘provë’ të ideve të tyre.

Legjenda e “Fata Morgana” vjen nga gojëdhanat italiane të epokës arturiane të shtrigës Martha La Fay.

Sipas bestytnisë ajo krijon kështjella dhe ishuj të rremë me mirazhet e saj, për të joshur detarët që të afrohen drejt vdekjes së tyre.

Fata Morgana është gjithashtu burimi i disa mirazheve të tjera të çuditshme.

Dhe në fakt megjithë shpjegimet shpërndara në rrjet, shumë perdorues në rrjetet sociale ishin të mahnitur dhe tmerruar nga fotot

Andi Wootten-Williams shkruante: “Kjo po më tmerron.”

While Stella Lumyou tha: “Ç’punë ka barka në qiell?”

Edhe vitin e kaluar një imazh i ngjashëm është kapur në këtë pjesë të Anglisë  nga David Morris.

Asokohe meteorologu i BBC David Braine e përshkruante foton si “imazh superior”, të cilat shihen më shpesh në Arktik por “shumë rrallë” në Britani.

Imazhi superior do të thotë se figura  shihet më sipër vendndodhjes së objektit të vërtetë, përsëri me arsyetimin e masës së ajrit të ftohtë dhe të ngrohtë nën të.

Në disa raste është raportuar dhe e kundërta e fenomenit, që është quajtur “inversion i temperaturës”.

FOTO GALERI
1/3
Legjenda e "Fata Morgana" vjen nga gojëdhanat italiane të epokës arturiane të shtrigës Martha La Fay.

Top Channel