Foto/ Aksident në Divjakë, karrotreci përfundon jashtë rrugës së bashku me makinën që mbante sipër

24/05/2022 17:02

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Lushnjë Rrogozhinë, në afërsi të rrethrrotullimit të Divjakës.

Një karrotrec që mbante një makinë në rimorkio ka dalë nga rruga duke u përmbysur.

Policia ndodhet në vendngjarje së bashku me një vinç që po i vjen në ndihmë për hapjen e rrugës.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel