Bien akuzat e përdhunimit ndaj regjizorit francez të ‘Leon’ (fotot)

24/05/2022 16:31

Gjykata e Apelit në Paris ka hedhur poshtë sot një seri akuzash përdhunimi ndaj regjizorit te njohur francez Luc Besson.

Regjizori i filmave ‘Big Blue’ dhe ‘Nikita’ është akuzuar nga aktorja belge Sand Van Roy në vitin 2018 se e ka përdhunuar disa herë gjatë dy viteve.

Proukurorët kishin braktisur çështjen e tyre në vitin 2019 duke cituar si arsye ungesën e provave, por rihapën hetimet një vit më vonë kur Van Roy bëri akuza të reja.

Avokati i Besson tha sot se gjykata kishte konfirmuar pafajësinë e klientit të tij.

“Thuajse dhjetë iniciativa akuzash nga Van Roy kanë përfunduar në të njëjtën mënyrë. Luc Besson ndjen keqardje për këto kaër vite të humbura,” tha Thierry Marembert.

Ndërsa avokati i Van Roy, Antoine Gitton, tha se çështja ishte kthyer në një “temë të pisët të shtypit të përditshëm vendas” dhe njoftoi se do të apelojë vendimin.

Çështja ka qenë nga rastet e profilit më të lartë të epokës feministe #MeToo në Francë, shkruan rrjeti AFP.

Van Roy ka akuzuar Besson se e ka përdhunuar disa orë pasi u takuan për herë të parë në një hotel në Paris në maj 2018.

Por hetimi fillestar u mbyll kur prokurorët thanë se nuk kanë prova të mjaftueshme.

Të paktën tre gra të tjera kanë akuzuar 63-vjeçarin për shkelje seksuale, gjatë dëshmive të tyre në gjykatë.

Besson gjithmonë i ka mohuar akuzat ndërsa në 2019 e përshkruante çështjen si një genjeshter “nga A deri te Z-ja”.

Regjizori ka pëshkruar më parë se Van Roy, e cila ka luajtur në filma të njohur në Francë si ‘Taxi 5’ e ‘Valerian’, si “një fantaziste,” por pranon se ka pasur një marrëdhënie seksuale me të.

Regjizori e skenaristi Besson, njihet për filma ‘kult’ si  Subway, Leon dhe ‘Elementi i Pestë’.

FOTO GALERI
2/3
Të paktën tre gra të tjera kanë akuzuar 63-vjeçarin për shkelje seksuale, gjatë dëshmive të tyre në gjykatë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA